MENU
klinika

Lotaria amerikane

Shtyrja e përgjigjeve për aplikimet, ambasada njoftim me rëndësi

04.05.2020 - 18:01

Pasi deklaroi shtyrjen e përgjigjeve për Lotarinë Amerikane deri në 6 qershor, Departamenti i Shtetit vjen me një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët që janë në pritje të përgjigjes.

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë shkruhet ndër të tjera se ky ndryshim është për shkak të pandemisë nga COVID-19, “e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”.

NJOFTIMI I AMBASADES
PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.