MENU
klinika

Sulme në Gjermani dhe Shqipëri

Si po e shfrytëzojnë terroristët në Evropë pandeminë?

01.05.2020 - 11:49

Arrestimi i një anëtarë të ISIS-it në vendin tonë, të enjten, ka risjellë sërish në vëmendje një rrezik që të gjithë duket se kishim zgjedhur ta harronim: terrozimin. Komron Zukhurov, i lindur në Taxhikistan, ishte pjesë e një celule terroriste në Gjermani, që kishte planifilkuar të kryente sulme në Shqipëri. Në datë 15 Prill datë kur Gjermania goditi celulën, autoritetet në Berlin theksonin se njëri nga anëtarët e grupit terrorist kishte marrë 40,000 dollarë për një sulm terrorist në vendin tonë.

Pandemia ka sjellë një fuqizim të grupeve terroriste në Europë, të cilët po shfrytëzojnë jo vetëm ankthin e qytetarëve, por edhe mbingarkesën e autoriteteve, pjesa më e madhe e të cilave është përqendruar tek lufta kundër virusit. Ajo që për Europën është cilësuar si kriza më e rëndë pas Luftës së Dytë Botërore, duket se qënë një “dhuratë” për rrjetet terroriste europiane, të cilët po shfrytëzojnë pandeminë globale në ideoligjinë e tyre radikale. Ata duket se kanë gjetur një objekt për të unifikuar ndjekësit e tyre, për të tërhequr simpatizantë të rinj dhe për të çuar më tej objektivat e tyre: frikën.

ISIS e cilëson koronavirusin “një dënim të dërguar nga Allahu për armiqtë e tij”. Ekstremistët e djathtë në Europë gjithashtu fajësojnë armiqtë e tyre duke shpresuar të radikalizojnë të tjerët. Ata e shohin pandeminë si rezultat i një arme biologjike të vendosur nga Kina, që synon shkatërrimin e fuqive perëndimore, ose fajësojnë migrantët për përhapjen e saj. Grupet terroriste përdorin gjithashtu pandeminë për të fituar shikueshmëri. ISIS, për shembull, ka shfrytëzuar hashtag në lidhje me koronavirusin për të ridrejtuar përdoruesit në faqet e propagandës së tyre radikale.

Grupet neo-naziste inkurajojnë mbështetësit për të përhapur panik gjatë shpërthimit të koronavirusit dhe grupet anarkiste u kanë bërë thirrje anëtarëve të kryejnë sulme, pasi forcat e policisë janë të mbingarkuara me detyra të lidhura me koronavirusin. Pandemia e koronavirusit tashmë ka shkaktuar një numër të lartë viktimash, përçarje ekonomike dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën e përditshme të miliona njerëzve. Me pak fjalë, gjithçka që terroristët do të donin të arrinin me sulmet e tyre. Nuk është për t’u habitur që pandemia globale shërben si frymëzim dhe ndikon në mënyrën si veprojnë terroristët, si në aspektin e taktikës ashtu edhe në përzgjedhjen e viktimave të tyrë.

Në Gjermani, rrjetet terroriste kanë inkurajuar ndjekësit që të përhapin sëmundjen e tyre duke u përpjekur të infektojnë të tjerët. Pandemia mund të shërbejë gjithashtu si frymëzim për strategjitë e tyre afatgjata, duke çuar në një rritje të mundshme të përpjekjeve për të kryer sulme biologjike. Sulme të ngjashme ndodhin fatmirësisht shumë rrallë; sulmet më të rëndësishme bio-terroriste deri më sot janë një shpërthim i salmonelozës në Oregon, i kryer nga sekti Rajneesh në mesin e viteve 80, dhe më shumë se dy duzina letra antraksi ose letra të pasura nga ricin në fillim të viteve 2000.

Terroristët gjithashtu kanë gjetur frymëzim në pandeminë globale përsa i përket përzgjedhjes së vendeve që duhet të sulmojnë, duke iu drejtuar infrastrukturave shëndetësore kritike.
Kohët e fundit, FBI qëlloi një terrorist të ekstremit të djathtë, i cili donte të sulmonte në një spital që trajtonte pacientët me Covid-19. Për terroristët, kriza e tanishme shërben gjithashtu si një mundësi ideale për të mësuar rreth kërcënimeve dhe efekteve të metodave atipike të luftës dhe kështu mund t’i frymëzojë ata të ndërmarrin sulme novatore, siç janë ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit me ushqim ose furnizimet shëndetësore.

‘Apokaliptikja’ luan një rol të rëndësishëm në shumë ideologji terroriste. Ekstremistët e dhunshëm do të luajnë me siguri narracionin apokaliptik të pandemisë për të nxitur përkrahësit e tyre të hidhen në veprim. Grupet xhihadiste e kanë parë pandeminë si një shenjë se bota po i afrohet Ditës së Gjykimit. Në të kaluarën, një tregim i ngjashëm për fundin e botës ka shërbyer si një ideologji e rëndësishme rekrutimi për luftëtarët e huaj për të luftuar me ISIS-in në betejat e fundit të apokalipsit.

Gjithashtu edhe ekstremistët e krahut të djathtë, të cilët besojnë se bota po shkon drejt një lufte racash, po mbështetet tek skenarët apokaliptikë të pandemisë, duke bërë thirrje për veprim të dhunshëm.
Pandemia globale mund të ketë një ndikim afatgjatë në masat europianë kundër terrorizmit. Veçanërisht shqetësuese është rreziku i shfrytëzimit të hetimeve epidemiologjike për qëllime kundër terrorizmit.

Të dyja, si vendet demokratike dhe ato jo-demokratike, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme, kanë prezantuar aplikacione që monitorojnë kontaktet dhe lëvizjen, të cilat kanë për qëllim përcaktimin e vendndodhjes së një personi të infektuar. Një situatë emergjentë në të ardhmen, pas një sulmi të madh terrorist, qeveritë mund t’i hapin rrugën shtimit të aplikacioneve të tilla, duke i përdorur si mjetet edhe kundër terrorizmit.