Në një sondazh të prestigjoze “Marca” ka bërë bashkë tifozë nga mbarë bota, të cilët kanë votuar për logon më të bukur të ekipeve të futbollit. Rreth 10 milionë qytetarë morën pjesë në sondazh, ku 3 milionë prej tyre votuan për stemën fituese.
Ishte logo e skuadrës egjiptiane të Al Ahly ajo që mori shumicën e votova dhe për këtë duhet të ndihet me të vërtetë krenare. Pavarësisht se deri në orët e fundit, logo e saj nuk bënte pjesë as në “top 5”, mbështetësit e klubit egjiptian me tifozerinë më të çmendur në Afrikë arritën që të përmbysnin gjithçka dhe të nxirrnin logon e skuadrës së tyre të zemrës triumfatore.
Logo e klubit të themeluar në vitin 1907 mbizotërohet nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, teksa në mes ka një shqiponjë në fluturim. Në vendin e dytë ndodhet logo e skuadrës së Raya Casablanca. Diferenca mes tyre nuk ishte shumë e madhe, pasi skuadra marokene mori 2.7 milionë të votave.
Podiumi plotësohet nga brazilianët e Fluminense. Për të gjetur një skuadër europiane duhet të ulesh në vendin e katërt, aty ku qëndron Real Madrid. 13 herë kampionët e Europës duket se nuk kanë bindur shumë tifozë jashtë kufinjve dhe për këtë kanë humbur terren dhe në këtë sondazh të veçantë.
Rivali i Los Blancos, Barcelona, gjendet në vendin e 7-të për logon më të bukur në glob, ndërkohë që “Top 10” plotësohet nga Fenerbahçe në vendin e pestë, Liverpool në të gjashtin, Colo Colo në të 8-in, CSKA Moskë në të nëntin dhe Besiktas në të dhjetin.