MENU
klinika

Vendoset ‘fati’ i konsensusit

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore/ Nis mbledhja e Këshillit Politik

31.05.2020 - 18:21

Pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Politik për 2 orë tashmë 4 anëtarët janë ulur në tryezë.

Janë orët e fundit para përfundimit të afatit ku do të vendoset nëse do të ketë apo jo një marrëveshje apo konsensus mes palëve mazhorancë, opozitë parlamentare dhe opozita joparlamentare.

kolana e librave

Tre janë pikat ku janë ndalur prej ditësh palët dhe nuk po gjejnë zgjidhje, identifikimi biometrik i votuesve, depolitizimi i administratës zgjedhore si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Reforma Zgjedhore do të vijojë edhe nëse sot nuk arrihet konsensusi pasi afati real për t’u miratuar në Kuvend është 30 qershori dhe nga 1 korriku fillon implementimi por sot vendoset nëse Kodi i Ri Zgjedhor do jetë një produkt i njëanshëm apo konsensus mes palësh. Mazhoranca nuk ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë atë vetë nëse opozita nuk bie dakord për konsensus.