MENU
klinika

"Kam bërë përpjekje për krijuar klimë pozitive në vend"

Teatri/ Meta: Ngjarje shokuese!

22.05.2020 - 11:33

Teksa klima politike në vend shoqërohet nga debatet e ashpra, për shkak të shembjes edhe të Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një komunikim për mediat.

Situata politike, reforma zgjedhore, shembja e Teatrit Kombëtar, protestat si dhe integrimi europian ishin disa nga temat që ceku që në nisje të fjalimit të tij Kreu i Shtetit.

Meta e cilësoi shembjen e Teatrit si nje ngjarje shokuese që ka tronditur opinion publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

“Për të çlodhur sa më shumë zgjidhem një sfond të gjelbër. Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur edhe mbarë opinionin evropian, jo vetëm shqiptar dhe botëror, pas ngjarjes tronditëse të shembjes jo thjesht të teatrit, por të çdo iluzioni të ekzistencës së shëtit ligjor. Më duhet t’ju them se kam bërë çdo përpjekje për të menaxhuar sa më mirë si shtet si vend, por dhe për të krijuar një klimë sa më pozitive në mënyrë që të mos harronin provimet e qershorit. Çdo qershor e çdo tetor kemi provimet e BE. Gjithnjë më shumë na lënë detyra për të përmbushur. Ndaj kam bërë çdo gjë që të krijojmë atë klimën pozitive që të përmbushnim sa më shumë nga 15 detyrat. Për këtë arsye që në 8 prill i kam nisur kryeministrin Rama këtë projekt-platformë që po e bën publike sot. Të cilën ua kam paraqitur dhe anëtarëve të BE dhe partnereve që janë të interesuar që Shqipëri të vazhdojë rrugën evropianë. Duke patur parasysh objektivin kombëtar për një proces të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të shpejtë të anëtarësimit në BE;

Duke konsideruar se një qasje gjithëpërfshirëse është e domosdoshme për zbatimin e të gjitha kushteve që lidhen me zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare që çelin negociatat;

kolana e librave

Duke risjellë në vëmendje problemet serioze lidhur me zbatimin e duhur të reformës në drejtësi, dhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë;

Duke vërejtur me shqetësim të madh mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vjet, e cila ka cenuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve dhe e ka lënë veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare jashtë kontrollit kushtetues;

Gjithashtu, mos funksionimi i Gjykatës së Lartë që ka çuar rritjen e konsiderueshme të stokut të çështjeve të pashqyrtuara (më shumë se 36.000), duke u mohuar qytetarëve aksesin në drejtësi, duke shkelur kështu të drejtat themelore të njeriut;

Duke kujtuar pasojat e shkaktuara nga bllokimi politik i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vite rresht, 2017-2018, dhe aktivitetin e dyshimtë të KED gjatë vitit 2019, veçanërisht nga Kryetari i KED 2019;”, tha Meta. Po ashtu ai prezantoi edhe nje projekt-platforme qe i ka derguar kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se prej disa ditësh në vend ka pasur një klimë të tensionuar dhe tonet mes opozitës dhe maxhorancës janë ashpërsuar. Ndërkohë që dje Presidenti Meta priti në një takim liderët e opozitës së bashkuar dhe më pas ambasadorët e vendeve të BE-së.