MENU
klinika

"Tregu duhej të hapej"

Tregtarët ambulantë në Lezhë protestë para bashkisë

11.05.2020 - 09:18

Tregtarët ambualantë të tregut të Lezhës duhet të vazhdonin sot normalisht punën pas urdhrit për hapjen e tyre, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë arsye tregtarët kanë protestuar para ambienteve të bashkisë Lezhë, pasi ata pretendojnë se pavarësisht se është e lejuar nuk kanë mundur ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Mësohet se shkaku për moslejimin e aktivitet në treg është se aty nuk përmbushen kushtet e sigurisë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Siç duket tregtarët ambulantë të Lezhës do të duhet të presin edhe disa ditë për të nisur aktivitetin e tyre.

Sot Lezha është një nga 14 bashkitë e vendit e cila është futur në zonën e gjelbër prej koronavirusit.