MENU
klinika

"S'ka dritë në fund të tunelit"

Trump po merret me gjithçka….përveç koronavirusit!

21.05.2020 - 12:46

Dy muaj në betejën pandemike, dhe ende nuk ka njeri përgjegjës.

Fatkeqësia nuk e ka bashkuar Amerikën por po e ndan atë më shumë. Dhe akoma nuk ka rrugëdalje nga errësira.

Në 18 shtete, rastet e reja me koronavirus janë në rritje, në 15 shtete numrat janë të qëndrueshëm dhe në 17 në zbritje.

Texas dhe Florida mund të ofrojnë shpresë, por tani ka raporte që shifrat nga ato shtete dhe të tjerët mund të mos jenë aq optimiste apo të besueshme sa duken.

Në kulmin e pushtetit politik, një President që duhet të bashkojë vendin duket se po përdor zyrën e tij për të kënaqur nevojën e tij për vëmendje dhe është duke folur ekskluzivisht me pakicën e konsiderueshme që e mbështet atë pa marrë parasysh çfarë.

Kongresi nuk mund të vendosë nëse dëshiron të bëjë më shumë për të ndihmuar.

Çdo katër vjet, instrumenti i rinovimit politik, zgjedhjet presidenciale, ofron një mundësi për të ndryshuar situatën.

Këtë vit gjërat nuk duken aspak mirë. Trump, i preokupuar pafund për perspektivat e tij të rizgjedhjes, nuk është i angazhuar në sfidën më të keqe të shëndetit publik në një shekull dhe krizën më të keqe ekonomike që nga vitet ’30.

Çdo ditë ai vazhdon me obsesionet dhe konfliktet e tij personale.

Trump është duke e bërë të qartë se ai planifikon të përdorë çdo instrument të qeverisë federale për të siguruar që ai të fitojë një mandat të dytë.

Të mërkurën, Trump kërcënoi të ndalojë ndihmën e koronavirusit nga Michigan dhe Nevada, shtetet që përpiqen të mbrojnë banorët e tyre duke u ofruar atyre mundësinë e votimit me postë në nëntor.

E gjithë kjo erdhi në kohën kur Presidenti bëri një tjetër nga deklaratat e tij të fitores mbi virusin. Ai në dukje i konsideron më shumë se 93,000 vdekje si një tregues jo të dështimit personal, por sukses të madh.

Trump duket se është më i interesuar për konfliktet e tij politike. Ai e ndërtoi karrierën e tij politike  mbi pretendimin racist se paraardhësi i tij Barack Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Trump ka treguar se planifikon të ndërtojë një fushatë tjetër mbi pretendime të rreme rreth Obamës – kësaj radhe duke pretenduar kriminalitet në hetimin e fushatës së tij për vitin 2016 me Rusinë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al