MENU
klinika

Indinjohet aktori dhe regjisori, Lami

“Turpi do t’i ndjekë përjetë, ata që e bënë dhe ishin dakord”

17.05.2020 - 14:22

       Aktori dhe regjisori Vasjan Lami, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Lami, shkruan se është e trishtë të thuash lamtumirë dhe se, kush ka luajtur apo ka ndjekur shfaqje në teatër, nuk do donte ta harronte kurrë aromën e tij. Ndërkohë, ai bën me turp ata që e shembën dhe ata që ishin dakord të ndodhte.


“E trishtë, të thuash; Lamtumirë Teatri im dhe i juaji! Kush ka luajtur, apo ka ndjekur shfaqje në atë teatër, jam i bindur që kurrë nuk do të donte të harronte aromën e atij Buti të vjetër. Sido që të bëhet Ena e re, do t’i duhen shumë vite e histori, të marrë atë shije dhe ndjesi. Do bëj çmos të të mbaj sa më gjatë. Turpi do t’i ndjekë përjetë, ata që e bënë dhe ata që ishin dakord që të ndodhte” – shkruan Lami.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit