MENU
klinika

Ekipi francez luajti finalen e parë të Champions

U desh Covid-19 që të rikthehet në Europë pas 57 vitesh

01.05.2020 - 14:14

Ligue 1 në Francë dha dje verdiktet e sezonit pasi futbolli u ndalua deri më 1 shtator.  PSG u shpall kampion, Rennes dhe Marseillë në Champions, ndëra Lille, Reims dhe Nice në Europa League, duke lënë jashtë Lyon.

Rennes feston për kualikimin historik në Champions League, por feston edhe skuadra e vogël, Reims, që ka kujtime të bukura, pasi ishte skuadra e parë që luftoi në finalen e Kupës së Kampioneve ndaj Real Madridit.

Reims ka pasur në gjirin e saj lojtarë si Just Fontaine dhe Raymond Kopa dhe që pas shkëlqimit deri në vitet ’60, ka pasur vetëm periudha të zeza, deri te rënia në divizionin e tretë me klubin e mbytur me borxhe.

Në 2018 rikthimi në elitën e kampionatit dhe vendi i tetë. Aktualisht, me sezonin e përfunduar përpara kohe, ndodhet në vend të pestë dhe me mbrojtjen më të mirë të turneut, vetëm 21 gola të pësuar, më pak dhe se PSG.

Kthehet në Europë pas 57 vitesh. E të mendosh që pak kohë më parë klubi dhe tifozët vajtuan për ndarjen nga jeta të doktorit të klubit, Bernard Gonzalez, që u vetëvra pasi kuptoi që ishte me koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN