MENU
klinika

Julian Deda shpërthen ndaj artistëve

“U kapën dhe u shitën”

19.05.2020 - 11:39

Aktori i njohur Julia Deda kritikoi një pjesë të artistëve të cilët sipas tij u kapën dhe u shitën pranë pushtetit lidhur me qëndrimet për shembjen e godinës së Teatrit. Aktori u shpreh se, ajo që është e dhimbshme në të gjithë këtë histori, lidhet me faktin se Tirana sot nuk ka më kujtesë historike për Teatrin.

“Kauza u shemb me godinën e vjetër, por megjithatë një ndër kërkesat që është bërë është rindërtimi sipas arkitekturës së vjetër. Projekti i ri është një shëmtirë totale, sepse është më shumë qendër tregtare se teatër. Rindërtimi i asaj godine siç ka qenë, përkëdhel atë pak sedër që ka ngel nga e kaluara, që edhe ne ti themi dikujt që ka 80 vite që ekziston. Teatri më i vjetër sot në Tiranë është vetëm 2 vjeç. Artistët ishin të ndarë, sepse artistët u shitën dhe u kapën. Sigurisht nuk po i shfajësoj artistët, nëse do të ishim të gjithë bashkë ajo godinë nuk do të shembej. Nuk besoj se kanë moral për ta rindërtuar, sepse duhet ishin bërë të gjithë bashkë që mos të ishte shembur. Kam parë këto dy ditë aktorë aty, të cilët që nuk kanë qenë asnjë ditë tek teatri. Nuk e kanë kundërshtuar shembjen e teatrit që ishin të mërzitur dhe që kishin bërë statuse që ishin të mërzitur. Cila është arsyeja që ishin të mërzitur?”, tha ai.