MENU
klinika

Turizmi kërkon hapje urgjente

Unioni, letër Ramës: Rrezikojnë punën 70% e të punësuarve

08.05.2020 - 13:17

Unionit Turistik Shqiptar i kërkon kryeministrit Edi Rama që duke i paraprirë sezonit turistik, të heqë kufizimet orare për lëvizjet e qytetarëve, të lejojë hapjen e plazheve, të hapë kufirin tokësor për turizimin rajonal dhe deri në fund të Majit, të hapet edhe turizmi i organizuar, në mënyrë që kjo industri të ketë mundësi që të ripërtërijë vetveten. Në letrën drejtuar kreut të ekzekutivit, operatorët turistikë argumentojnë se fqinjët po konkurrojnë pasi i kanë hapur plazhet dhe kanë liberalizuar lëvizjen e qytetarëve.

Sipas Unionit, nëse nuk merren këto masa me urgjencë, ky sektor y sektor do të ndeshet me pasoja shumë të renda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë. Në letrën e operatorëve turistikë, thuhet se aktualisht te gjitha subjektet qe ushtrojnë veprimtari turistike kanë një rënie nga 90-100 për qind të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa te shpejta, pritet qe se ‘shpejti rreth 70 për qind e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfundimisht vendet e punës dhe se pandemia shëndetësore do të shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale.

Nga ana , Unionit Turistik Shqiptar, shprehet se se partnerët ndërkombëtare që operojnë me fluturime charter në Shqipëri janë të gatshëm të ulen në aeroportin e Rinasit më 1 Qershor dhe hotelet kanë marrë masa për të zbatuar protokollet e sigurisë. Në këtë pikë kërkohet gjetja e një formule për arritjen e një marrëveshje bilaterale me shtete si Polonia,Vendet Nordike,Gjermania, Rep.Ceke, Ukraina,vendet Baltike për hapjen e një korridori për avionët charter, në mënyrë që të shpëtohet Shqipëria si destinacion turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes