MENU
klinika

Homazhet me ceremoni të ndara

Veteranët në Berat nderojnë “me grushtin lart” të rënët në luftë

05.05.2020 - 09:47

Dita kushtuar atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut ka bashkuar çdo vit drejtuesit e institucioneve vendor të Beratit për të kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit por këtë vit, për shkak të situatës së pandemisë nga virusi Covid-19, ky 5 Maj na gjen ndryshe.

Ceremonitë në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut janë kryer të ndara. Lejen fillimisht për të nderuar të rënët në luftë e kanë pasur veteranët dhe familjarët e dëshmorëve. Ata i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve të qytetit rreth orën 09:30 të mëngjesit, kur edhe kanë filluar ceremoninë përkujtimore në nderim të tyre. Me kurora e buqeta me lule ndër duar, veteranët e luftës dhe familjarë të dëshmorëve kanë kryer homazhe në varrezat ku prehen ata që humbën jetën për çlirimin e vendit tonë.

“Me grushtin lart” veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kryen homazhe pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe në të gjitha varret ku prehen ata që dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre. Veteranët shprehen se, duke respektuar ligjet e shtetit që nuk lejon grumbullime, ata i kryen këtë vit homazhet të ndara nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe përfaqësuesit e partive politike. Ata kanë marrë një leje të posaçme për vetëm 30 minuta për të kryer ceremoninë e nderimit e përkujtimit të shokëve të tyre, të rënë në luftë pasi-siç shprehen vetë ata-kjo është një ditë e shënuar për të gjithë veteranët e luftës që e kanë obligim të nderojnë dhe përkujtojnë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier