Kurrë më parë fshati turistik i Voskopojës nuk ka qenë kaq i shkretë në këtë periudhë të vitit. Rrugët e gurta të boshatisura, ndjejnë mungesën e turistëve vendas dhe të huaj dhe zhurmave që shkaktohen nga mbërritja e tyre në çdo orë të ditës.
Voskopoja po e përjeton keq këtë pandemi mbarë botërore, e cila ka sjellë tashmë një fshat të shkretë. Shumë refuzojnë të flasin pasi nuk duan të tregojnë që fshati është boshatisur si asnjëherë më parë.
Shpresa dhe urimi që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt është kryefjala e banorëve për t’i kthyer Voskopojës shkëlqimin e dikurshëm.
Voskopoja pret tashmë të shpallet zonë e gjelbër dhe ti rikthehet aktivitetit të dikurshëm, heshtja që mbizotëron në këtë fshat është therëse dhe ngjall veçse dëshpërim.