MENU
klinika

65-vjetori i krijimit

Xhaçka: Baza Ajrore e Kuçovës më pranë ringritjes se kurrë

15.05.2020 - 08:55

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Kuçovë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Në 65-vjetorin e krjimit të kësaj baze, ministrja Olta Xhaçka thotë se është më pranë ringritjes së kurrë.

Statusi i ministres Xhaçka në Facebook

Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.

Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.

Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Video: Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.