MENU
klinika

Ja detyrat që duhet të ketë

Zbardhet propozimi i PD-së: Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare

31.05.2020 - 19:59

Partia Demokratike këmbëngul që mazhoranca të pranojë propozimin e tyre për qeveri kujdestare para zgjedhjeve.

Ky është një nga kushtet e PD, e cila propozon ndryshime në nenin1/5, ku kërkon se 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, të miratohet Qveria Kujdestare.

Sipas opozitës, ky rregull duhet zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Shtesat në Kodin Zgjedhor që propozon PD:

kolana e librave

4. 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

5. Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:

  • të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;
  • të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;
  • të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

6. Rregullat e posaçme për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, përcaktohen si Aneks i ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.