Diktatori i Koresë së Veriut u zhduk muajin e kaluar për 20 ditë duke nxitur spekulimet e shumta në media se ai kishte vdekur. Të tjerë thanë se ai ishte i sëmurë rëndë pas një operacioni në zemër.
Por Kim Jong-un është “zhdukur” sërish dhe nuk është parë prej 12 ditësh, pas daljes së tij të “fundit” në publik më 1 maj, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian.
Sipas The Sun, “zhdukja” e radhës vjen pasi SHBA pranon se “nuk mund të thotë” nëse fotot e fundit të tij janë të vërteta.
Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë Robert O’Brien tha: “ Ne e quajmë Korenë mbretëri hermetike. Është shumë e vështirë të marrësh informacione nga atje. Ata publikuan foto që është gjallë dhe mirë, ne na mbetet vetëm të supozojmë që kjo gjë është e vërtetë”.