MENU
klinika

Zadie Smith

10 Rregullat e të Shkruarit…

16.06.2020 - 06:02

Në dimrin e vitit 2010, i frymëzuar nga 10 rregullat e të shkruarit nga Elmore Leonard, të publikuara në The New York Times gati një dekadë më parë, The Guardian u kërkoi disa prej autorëve më të famshëm të sotëm që secili të ofronte rregullat e tij ose të saj të të shkruarit. E preferuara jonë është lista e Zadie Smith-it, një ekuilibër i hollë midis praktikës, filozofisë dhe poezisë, dhe një shtojcë e mirë për këtë omnibus të vazhdueshëm të këshillave të shkrimtarëve të mëdhenj mbi zanatin e tyre.

1) Kur ende jeni fëmijë, sigurohuni që të lexoni shumë libra. Kaloni më shumë kohë duke bërë këtë më shumë se çdo gjë tjetër.

2) Kur të jeni rritur, përpiquni ta lexoni punën tuaj ashtu siç një i huaj do ta lexonte atë, ose edhe më mirë, ashut siç një armik.

3) Mos e romanticizoni ‘vokacionin’ tuaj. Ju ose mundeni të shkruani fjali të mira ose nuk mundeni. Nuk ka të midistë. Gjithçka që ka rëndësi është ajo që ju lini në faqe.

4) Shmangni dobësitë tuaja. Por e bëjëni këtë pa e treguar veten se gjërat që nuk mundeni t’i bëni nuk janë të vlefshme. Mos e maskoni vetë-dyshimin me përbuzjen. Kujtoni dhelprën me rrushtë!

5) Lini një hapësirë të mirë kohore midis asaj çfarë shkruani dhe redaktimit të saj.

6) Shmangni klikat, klubet, grupet. Prania e një turme nuk do ta bëjë shkrimin tuaj më të mirë sesa ç’është.

7) Punoni në një kompjuter që nuk është i lidhur me internet.

8) Mbrojeni me shumë fanatizëm kohën dhe hapësirën në të cilën shkruani. Mbajini të gjithë larg nga kjo zonë, madje edhe njerëzit që janë më të rëndësishëm për ju.

9) Mos i ngatërroni nderimet me arritjet.

10) Tregoni të vërtetën sidoqë të vijnë situatat – tregojeni atë. Hiqni dorë nga trishtimi i përjetshëm që vjen nga ajo ndjesia e të qënit gjithnjë i pakënaqur me punën tënde.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit