Sa herë e keni menduar se sa e mirë dhe e bukur mund të ishte bota nëse të gjithë do të përdornin paksa edukatën dhe mirësjelljen kundrejt të tjerëve? Pikërisht për këtë arsye kemi menduar të përpilojmë një listë me norma të mirësjelljes nga e cila të gjithë duhet të gjejmë inspirim.
Disa prej tyre me gjasë do t’ju duken disi të vjetruara, sidomos në përcaktimin e roleve burrë-grua, sidoqoftë edhe po t’i heqim detajet, në fund është substanca ajo që vlen: respektimi i tjetrit është një art i çmuar që duhet ta kuptojmë të gjithë.
Ja 18 rregulla të mirësjelljes që duhet t’i kemi parasysh gjithnjë:
1 – Ti thuash dikujt “të ftoj për darkë” ose “të çoj në një darkë”, nënkupton se nuk do të duhet që ai ta paguajë llogarinë. Për të sugjeruar që t’i ndani shpenzimet, është më e udhës të përdorni frazen “dalim për një darkë”.
2 – Evitoni me çdo kusht vizitat surprizë (sidomos në oraret e vakteve): gjetja e momentit të gabuar mund ta bëjë një vizitë me të vërtetë të pakëndshme.
3 – Mos e vendosni telefonin asnjëherë mbi tavolinë! Përveçse është i tejmbushur me baktere, celulari përfaqëson një lloj gatishmërie për të kaluar në “diku tjetër”, kjo nënkupton se të pranishmit nuk janë interesantë mjaftueshëm.
4 – Një burrë me të vërtetë i edukuar nuk ofrohet asnjëherë që të mbajë çantën e gruas, kjo pasi në të ato mbajnë gjëra të cilat janë tejet personale; më e shumta që mund të bëjë është t’i mbajë pallton.
5 – Nëse jeni duke ecur me një person dhe ky ndalohet që t’u flasë të njohurve, është normë e mirë që t’i përshendesni ata persona si në fillim po ashtu edhe në mbyllje të bisedës;
6 – Jo gjithmonë shkopijntë janë të detyrueshëm për të ngrënë sushi: femrat në fakt mund të vendosin ta konsumojnë edhe duke përdorur duart.
7 – Nëse një bisede përshkallëzohet dhe ndizet keqazi në një ambjent publik, në asnjë rast nuk duhet t’u kundërpërgjigjen fyerjeve dhe ngritjes së toneve: më mirë të qeshni dhe ta zhvendosni bisedën në një vend tjetër të përshtatshëm.
8 – Burri duhet të ecë gjithnjë në të majtë të gruas (me përjashtim të ushtarakëve të cilët mund t’u duhet të përshëndesin eprorët me dorën e djathtë).
9 – Kur jeni duke i dhënë makinës në afërsi të gropave të mbushura me ujë është themelore që ta ulni shpejtësinë që të mos i lagni kalimtarët.
10 – Këto nëntë gjëra nuk duhet të shprehen në asnjë rast: mosha, pasuria personale, problemet familjare, feja, problemet me shëndetin, historitë e dashurisë, dhuratat, objektivat dhe fatkeqësitë.
11 – Një person i edukuar tregon gjithnjë një formë moderimi në përdorimin e parfumit: një parfumosje e tepërt tregon mungesë respekti për të tjerët.
12 – Në restorant është e vyeshme që të njihni gjuhën e gjestesve (që nuk flitet) të komunikimit me kamarierët: me anë të pozicionit të lugëve dhe pirunjve (shih foton) është e mundur të komunikoni shumë gjëra. (Nuk është nevoja që ta thërrisni në publik dhe t’i thoni se ushqimi kishte të meta apo të tjera si këto!)
13 – Në praninë e një gruaje, një burrë mund ta ndezë cigaren vetëm pasi ka marrë miratimin prej saj.
14 – Kur bëhet fjalë për të përshendetur, nuk luhet me cic-mice: ai që hyn duhet të përshendesë gjithmonë i pari.
15 – Kur jeni të pavendosur mbi atë çfarë të vishni, qëndroni në anën e seriozes gjithnjë.
16 – Të flasësh e të qeshësh me të madhe në publik janë sjellje që diktojnë mungesë edukate; e njëjta vlen edhe kur u ngulni sytë të tjerëve.
17 – Shprehni falenderime gjithmonë e në çdo rast, edhe atëherë kur nuk duket fort e nevojshme. Një “faleminderit” e thënë më shumë e ç’duhet nuk i bën dëm njeriu, një “faleminderit” i munguar mund t’i fyejë njerëzit.
18 – Kur ju duhet të largoheni nga ndonjë darkë apo festë përpara kohe, është normë e mirë që t’i thërrisni veçmas dhe t’i lajmëroni të zotët e shtëpisë: u takon këtyre që më pas të njoftojnë të pranishmit e tjerë që dikush do të largohet; nëse do ta bënit vetë këtë gjë, do të krijohej ideja dhe të perceptohej si një ftesë për të mbyllur mbrëmjen.
A nuk mendon se bota do të ishte më e mirë nëse të gjithë ne do t’i respektonim të paktën gjysmën e këtyre normave? Na ndihmoni t’i shpërndajmë! ?