MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kërcasin këmbët shpesh. Si shpjegohet?

18.06.2020 - 06:46

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Unë jam 18 vjeç por vazhdimisht më kërcasin këmbët. Theksoj që nuk vuaj nga ndonjë sëmundje dhe as nuk kam pësuar ndonjë traumë/ aksident apo rrëzim.

Mjeku:   Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndjehet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve, kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë,  duhet të ekzaminoni, të kryhet konsulta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.