MENU
klinika

Firmosin dokumentin

29 deputetë opozitarë bëhen bashkë, kërkojnë lista të hapura

12.06.2020 - 18:25

Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend Myslim Murrizi, njofton se 29 deputetë opozitarë kanë firmosur dokumentin për votimin me lista të hapura.

Në një deklaratë për mediat nga Selia e KUvendit, Murrizi ka thënë se listat e hapura dhe zonat zgjedhore janë kërkesë e padiskutueshme e tyre, ndërsa për detajet e tjera teknike janë të hapur për bisedime me mazhorancën dhe subjektet e tjera politike.

“Unë jam sot këtu për të shpreh para jush që 29 deputetë të opozitës së Parlamentit shqiptar, propozojmë në Kuvend sot rishikimin e Kushtetuestës, të nënit 68 dhe 64, për hapjen e listave dhe zonat zgjedhore. Të gjitha detajet e tjera teknike presim mazhorancës dhe partitët e tjera të diskutojmë në tyrezën parlamentare për Reformën zgjedhore.

Kërkesa ime është listat e hapura, që tu ofrojmë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin deputetin e tyre. 29 deputetë të pranishëm kanë firmosur për këto propozime”, tha Myslim Murrizi.