MENU
klinika

Teksa respektoni edhe distancimin fizik

6 super filma për të parë këtë fundjavë

13.06.2020 - 19:01

Teksa sezoni veror sapo ka nisur, përveç ngjyrave të verës, pjesa tjetër duket ende gri me numrin në rritje të rasteve të reja me Covid-19, që kulmoi ditën e sotme me 48 të infektuar.

Në një kohë kur pjesa më e madhe e aktiviteteve kanë rinisur, ekspertët duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit bëjnë thirrje për ruajtjen e masave dhe mosfrekuentimin e vendeve publike.

Në këto kushte është e udhës që gjithësecili prej nesh të qëndrojë në shtëpi e të kalojë fundjavën nën shoqërinë e filmave më të rinj.

Këta janë 6 filmat që jua rekomandojmë për këtë fundjavë:

1.Black and Blue

Korrupsioni është një motiv i përdorur në disa filma shumë të mirë, por nëse do i shtonim edhe konflikte racore në radhët e policëve të korruptuar, mund të bëjë një film më tërheqës; veçanërisht në këto momente në kulmin e trazirave në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd.

2. Reckoning

Mike është një polic të cilin e mundon një ngjarje e ndodhur shumë vite më parë. Ngjarja në fjalë ka të bëjë me vajza adoleshente të vrarë dhe të gjymtuar. Kthimi i vrasësit përfshin përsëri Majk. Ai duhet të mbrojë si familjen, ashtu edhe shëndetin e tij mendor.

3.Inhuman Resources
Ndonjëherë momentet e vështira në jetë pasohen nga tragjedi për njerëz që nuk ua kishte marrë mendja kurrë se mund të kalonin këto situata. Në qendër është Alain Delambre (Eric Cantona), një ish-menaxher, që humbi punën e tij 6 vitë më parë dhe përpjekjet e tij për të gjetur punë të reja përfundojnë në punë të nivelit të ulët që nuk mund të plotësojnë nevojat e familjes së tij. Më në fund, ai pranon të marrë pjesë në një peng të planifikuar nga një koorporatë e madhe. Një vendim që ndryshon jetën e tij përgjithmonë.

4. Dead to Me
Nëse keni parë serialin ‘2 Broke Girls’ nga Liz Feldman dhe doni të shihni miqësi, aventura dhe sekrete midis shoqeve, “Dead to me” është i duhur për ju. Një film për një miqësi të fuqishme që lulëzon midis një të vejushe dhe një gruaje me shpirt të lirë me një sekret tronditës.

5. Locke & Key
Përzierja e fantazisë dhe tmerrit që përfshin fëmijë dhe adoleshentë ka një impakt të mirë në industrinë dhe Locke & Key është shembulli i duhur i këtij zhanri.

Babai i tyre është vrarë në një mënyrë misterioze dhe tre motrat dhe nëna e tyre lëvizin në shtëpinë e tyre të stërgjyshëve të quajtur Keyhouse. Ata zbulojnë se shtëpia është plot me çelësa magjikë që ndoshta lidhen me vdekjen e babait të tyre.

6. White Lines
Pas suksesit të tij me ‘Money Heist’, Álex Pina paraqet një histori ndryshe. White Lines është historia e një gruaje që përpiqet të zgjidhë vdekjen misterioze të vëllait të saj, një DJ i famshëm që u zhduk nga Ibiza shumë vite më parë; një histori plot mistere të varrosura nën petkun e 20 viteve.