MENU
klinika

Presidenti flet sot për herë të parë

A do të japë dorëheqjen Hashim Thaçi pas akuzave për 100 vrasje?

28.06.2020 - 08:55

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,pritet të mbajë një fjalim nga zyra e tij mbrëmjen e sotme për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.

Kujtojmë që Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselin akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe

Postimi i plotë i Thaçit:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund.