MENU
klinika

"Mos e ‘vrisni’ autobusin, ja katër kërkesat tona"

A do të nisë transporti publik? Shoqatat dalin me paralajmërim për qeverinë

19.06.2020 - 11:28

Shërbimi i transportit publik në vend nuk do të nisë deri në plotësimin e kërkesave që shoqatat kanë bërë ndaj qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës.

Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të “reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës”.

“Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.

Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.

Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas cdo vendi të botës, si ne Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.

Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë,

Ne kërkojmë 4 pika, nëse si ka të qarta, mund të ulemi e tja sqarojmë më qartë“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të plotësojë kushtet ose bllokojmë terminalin e ri në Tiranë"

Shoqata e Transportit protestë: Afat dy javë ministrisë dhe bashkisë

Ja 5 kërkesat urgjente drejtuar qeverisë!

Punonjësit e transportit publik sot në protestë