Shumë fakte dhe sidomos objekte për ditën e shpalljes së Pavarësisë u shpërndanë nëpër shqipëri, disa u tjetërsuan, humbën apo u përvetësuan nga muze apo arkiva të vendeve të tjera. Katër nga përfaqsuesit e Elbasanit, firmëtarë të aktit të pavarsisë janë : Lef Nosi, Mit-hat Frashëri, Shefqet Daiu, dhe Qemal Karaosmani. Dervish Biçakçiu, siç del dhe nga telegramet, (16) ka ardhur në Vlorë një ditë më pas, bashkë me Isa Boletinin e të tjerë, dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë, të datës 30 Nëntor. Këtë e vërteton në kujtimet e tij edhe Tafil Boletini, që udhëtonte me Isa Boletinin drejt Vlorës : “… ishin afër tetëqind vetë që shkonin drejt Pavarësisë. Kalorësit kaluan nga Dibra në Librazhd, në Elbasan, Belsh, Lushnje, Fier. Rrëfen Tafili: “…Tej lumit na priste Sami bej Vrioni e Dervish bej Biçaku. Të gjithë shkuam mysafirë të Ymer pashë Vrionit, në Fier. Më 28 herët u nisëm për në Vlorë…”
Duke qenë se Elbasani kishte “Kjo trompë daton vitin 1884”, – është shprehur pak vite më parë ish koleksionisti i famshëm i Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, Vangjel Kapidani. U ble nga ushtritë e kohës në Mantova të Italisë, qytet ku edhe është prodhuar. Në vitin 1912 ra në duart e patriotëve dhe atdhetarëve elbasanas, të cilët shoqëruan ngritjen e flamurit me melodinë e tij. Nuk është e qartë se çfarë melodie u ekzekutua. Por me siguri një marsh me karakter kombëtar. Më pas, kjo trompë u ble nga gjyshi im, i cili e ruajti me fanatizëm në kohën e diktaturës. Sot kjo është një relike e rrallë e shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit. Ai është mjet studimi për historianë dhe hulumtues të fushës”, do të deklaronte vite më parë Kapedani.
Shpallja e Pavarësisë së Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë është e lidhur ngushtë me disa dokumente historikë. Kopja e aktit të shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit ndodhet në arkivat e Shkupit dhe me kërkesë të prefektit i është kërkuar historianit që e ka gjetur që ta sjellë në Elbasan.
Më 25 nëntor, patriotë dhe atdhetarë elbasanas, të udhëhequr nga Aqif Pashë Biçakçiu dhe frymëzuar nga Ismail Qemali, ngritën Flamurin. Akti i çeli rrugë shpalljes së Pavarësisë në mbarë vendin, për t’u finalizuar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Elbasanit, Ismail Qemali e ka vlerësuar Aqif Pashë Biçakçiun me këto fjalë: “Se cili do të jetë vlerësimi im në histori, kjo nuk dihet, por e sigurt është se historia do të shkruajë emrin tënd me gërma të arta”.