Media e njohur botërore AFP ka publikuar një artikull për rihapjen e kufijve në Ballkan dhe mbi situatën aktuale të turizmit në këtë zonë të Europës. Sipas AFP më shumë se 13,000 njerëz kanë kaluar tashmë kufirin me Bullgarinë, pika e parë e kontrollit tokësor që u hap nga autoritetet greke të hënën pas bllokimit të koronavirusit në mars.
“Le të shohim se çfarë mund të shpëtohet nga ky vit katastrofik,” i thotë Laspas një hotelier grek, AFP-së nga zyra e tij, ku ai ka një ekran të madh televiziv të akorduar në kanale të huaja. “Qëllimi ynë themelor është mbijetesa,” thotë ai me një buzëqeshje të pakëndshme.
Një nga destinacionet më të njohura të turizmit në Greqi, gadishulli Halkidiki ka rreth 100,000 dhoma në hotele dhe apartamente. Gati 60% e aktivitetit të biznesit mbështetet në sektorin e udhëtimit.
Vitin e kaluar, rreth 1.5 milion udhëtarë vizituan zonën, kryesisht nga vendet fqinje të Ballkanit. Por tani për tani, shumica e vendpushimeve qëndrojnë bosh. Si pasojë shumë operatorë kanë frikë nga një shpërthim që do të shkatërronte sezonin e tyre për këtë vit.
Në Shqipërinë fqinje, ekonomia e së cilës tërheq deri në 15% nga turizmi, operatorët po shohin gjithashtu një vit potencialisht shkatërrues me pezullimin e prenotimeve kryesisht polake dhe skandinave, shkruan AFP.
Osvaldo Dallia, menaxher i vendpushimit Grand Blue Fafa në Adriatik, ku plazhet me rërë të bardhë u rihapën vetëm një javë më parë, thotë se operatorët presin një përmbysje të plotë në profilin e klientëve të tyre.
Greqia deri tani ka trajtuar pandeminë relativisht më mirë se shumica e shteteve të BE-së, me më pak se 190 vdekje për 11 milion banorë ndërsa Shqipëria ka regjistruar vetëm 38 vdekje.
Laspas zotëron tre hotele të vegjël në fshatin bregdetar Halkidiki të Pefkohori, me gjithsej rreth 150 shtretër dhe deri më tani, ai ka një vetëm prenotim nga një familje rumune. Shumica e hoteleve më të mëdha në Halkidiki nuk planifikojnë të rihapen para 1 korrikut, kur pamja e mbërritjeve do të jetë më e qartë.
Të hënën, radha e makinave në Promachonas shtrihej rreth 15 kilometra, tha TV shtetëror ERT. Përveç pritjes së gjatë, pati konfuzion dhe zemërim për qindra udhëtarët jo-BE që ishin kthyer mbrapsht. Kjo përfshinte qindra serbë, të cilëve u thanë rojet greke të kufirit se ata do të lejoheshin të hynin vetëm nga 1 korriku e tutje.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tha se kishte një “keqkuptim të qartë” dhe sinjale të përziera të dërguara nga Athina. Të martën, rojet kufitare thanë që kishin urdhra verbale për të lejuar serbët brenda. Kalimet kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rihapen më 1 korrik, shkruan AFP.