Pas certifikimit të Audituesve të parë të Energjisë do të aktivizohen edhe detyrimet ligjore që kanë të gjithë subjekteve që klasifikohen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë, në drejtim të eficencës së energjisë në ndërtesa. Agjencia për Eficencën e Energjisë bën me dije se konsumatorë të mëdhenj, konsiderohen ato subjekte, që rezultojnë se kanë konsum vjetor të energjisë më të madh se ekuivalenti i 3 milionë kwh në vit.
Ndërkaq, referuar legjislacionit në fuqi, fillimisht çdo person juridik, publik ose privat, që kategorizohet si konsumator i madh energjie është i detyruar të zhvillojë një Auditim energjetik. Deri më tani ky process nuk kaq enë I mundur, pasi mungonin audituesit e certifikuar, por vetëm pak javë më parë përfundoi testimi, çka u finalizuar dhe me një listë profesionistësh, të cilëve duhet t’iu drejtohet çdo biznes që konsumon mbi 3 mln kwh energji në vit. Ndërkohë që, secili prej këtyre subjekteve që ka detyrimin për të kryer auditimin energjetik, duhet që, brenda dy vjetësh nga marrja e rezultateve të auditimit, të ndërmarrë masat dhe kryejë veprimet e rekomanduara për përmirësimin e eficencës së energjisë.
Po ashtu, ata janë të detyruar të dërgojnë pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, jo më vonë se data 31 mars e çdo viti, një raport me të dhëna mbi konsumin e tyre të energjisë për vitin kalendarik paraardhës, ndërkohë që ky detyrim do të zbatohet duke filluar nga 31.03.2021. Paralelisht, personat juridikë, publikë ose privatë, që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, janë të detyruar të caktojnë një menaxher energjie.