MENU
klinika

Koronavirusi... dhe akuza pa fund!

SHBA-Kinë: tensionohen sërish marrëdhëniet

25.06.2020 - 16:37

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi politikat ekonomike të Kinës për të ndihmuar kombet afrikane gjatë koronavirusit, duke thënë se ato krijojnë modele të “borxhit të paqëndrueshëm”.

“Nuk është sekret që PRC është deri tani kreditori më i madh dypalësh për qeveritë afrikane, duke krijuar një barrë të paqëndrueshme të borxhit,” tha Pompeo në një deklaratë të mërkurën.

Gjatë samitit Kinë-Afrikë javën e kaluar Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do të vazhdojë të punojë dhe mbështesë vendet e goditura më së shumti nga koronavirusi duke siguruar “kredi qeveritare pa interes” dhe duke “zgjatur periudhën e pezullimit të borxhit” për disa vende afrikane .

“Përkundrazi, shumica e ndihmave të huaja të SHBA-së vijnë në formën e granteve sesa të huave, në mënyrë që të promovojnë një rritje ekonomike transparente, të udhëhequr nga sektori privat që u bën dobi të gjitha palëve,” tha Pompeo të mërkurën.

Pompeo iu referua njoftimit për ndihmë të Kinës si “premtime boshe”, duke shtuar se Kina duhet të zbatojë Grupin e Iniciativës së Pezullimit të Shërbimit të Borxhit 20 (G-20) (DSSI) në mënyrë që të sigurojë ndihmë transparente.

DSSI u krijua nga G-20, një forum ndërkombëtar financiar i qeverive, dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të ofruar ndihmë financiare për vendet e prekura nga koronavirusi.

Nisma ndalon përkohësisht shlyerjet e huave për 77 vende në zhvillim që luftojnë me pandeminë e koronavirusit, deri në fund të vitit 2020.

Pompeo, i cili ka qenë kritik ndaj Kinës, iu referua fjalëve të presidentit kinez si “propagandë mashtruese”.

Kritikat e Uashingtonit për Kinën nuk janë kufizuar vetëm tek përgjigja e Pekinit ndaj shpërthimit të epidemisë:

“Veprimet e qeverisë kineze ndaj Hong Kongut janë shembujt më të freskët në një seri masash për të kufizuar statusin krenar që ka mbajtur ky territor prej kohësh,” tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump ka kërcënuar se do të shkëpusë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ndërkohë që mbetet pezull marrëveshja dypalëshe tregtare.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tensionuar gjithnjë e më shumë në lidhje me pandeminë koronavirus, garën për 5G, Hong-Kong-un dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Fox News/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Informacionet nga shërbimet sekrete

A është Kina fajtore për koronavirusin?

Nga Deutsche Welle

BE-SHBA, miq apo armiq?!

"Të hetohet origjina e Covid-19!"

Analiza/ BE dhe 100 shtete “shigjetojnë” Kinën