MENU
klinika

VIDEO/ Synohet sabotimin i takimit në Uashington

Akuzat për krime lufte/ Nazarko: Kemi përplasje SHBA- BE

24.06.2020 - 16:56

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, i pyetur për akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli për kryerjen e 100 vrasjeve, tha se beson se këto akuza janë si rrjedhojë i përplasjeve mes SHBA-ve dhe BE-së.

Nazarko tha se me anë të këtyre akuzave, synohet sabotimi i takimit në Uashington.

“Faktori kohë e bën të diskutueshme faktin tani. Akt-akuza është bërë më 24 prill 2020. Bërja publike tani kompromenton ngushtësisht qasjen profesionale të akuzës. Tani vijon negociata e Brukselit. Kjo është një qasje politike europiane, që synon të sabotojë atë që do të zhvillohen në Uashington, pra Thaçin dhe Vucic. Që qasja është e tillë, pikërisht nga negociata”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko theksoi se akuzat ndaj Thaçit e Veselit mund të kenë të bëjnë shumë me përplasjen për pushtet që ekziston mes Brukselit dhe Uashingtonit.

“Amerikanët kanë reaguar ndaj përpjekjeve për të shfuqizuar Prokurorinë Speciale. Gjykatësi europian ka reaguar në kohën që janë bërë negociatat. Analiza ime është personale, pasi nuk kam shumë sukses. Është përplasje SHBA- BE. Në këtë rast, ka fituar ideja që çdo krim që ka ndodhur në Kosovë dhe që mund ta ketë bërë UCK, i është atribuar Thacit dhe Veselit. Pra i bie për çdo krim të UCK, mund të fajësohet Thaci e Veseli, sepse e konsiderojnë UCK-në si ushtri të rregullt dhe çdo krim fajësojnë komandantët. Është dizekulibruese që Thaci që ka kaq shumë që drejton bisedimet e mbi të bien kaq shumë akuza. E shoh të vështirë që për krime të fajësohen drejtpërdrejtë Thaci dhe Veseli, por mund të akuzohen nga zinxhiri komandues ndoshta”, u shpreh Nazarko.

Më tej, Nazarko deklaroi se akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë ngritur nga prokurorë të BE-së, e se bëhen në kohën që në SHBA zhvillohen bisedime mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, gjithçka duket si një lëvizje hakmarrëse e BE-së ndaj amerikanëve.


“BE sa duket nuk është e kënaqur që negociatat i drejton SHBA. Pra është goditje e fortë e bisedimeve Kosovë – Sebri në Amerikë. Hyrja e SHBA në dialog e ka energjizuar dialogun. Donald Trump iu ka dërguar letër Thaçit dhe Vucicit. Unë gjykoj se është hakmarrje e Makron e Merkel ndaj Trump, sepse Donald Trump me Kosovën fiton kartë edhe në fushatën amerikane. Thaci e ka tepruar pak me kundër-vënien ndaj BE, ka nënvlerësuar rolin e Bashkimit Europian në fushë fusha. Pala shqiptare paraqitet e dobët në bisedime. Nuk ka platformë profesionale. Nuk kanë aq raporte të mira me Shqipërinë. Ndaj Serbisë, duhet qasje kombëtare dhe me këtë që ndodhi dobësohet akoma më shumë faktori ynë”, vlerësoi Nazarko.