MENU
klinika

"Nuk do përfitojnë nga…"

Amnistia fisikale, kryeministri paralajmëron politikanët, prokurorët dhe gjykatësit

10.06.2020 - 14:13

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të përfitojnë nga amnistia fiskale askush që është marrë me politikë, gjykatësit dhe prokurorët.

Në një konferencë për mediat, ku dha detaje mbi përgjigjen e djeshme për Eurobondin, kryeministri theksoi se askush që është marrë me politikë që nga viti 1990, asnjë që ka qenë gjykatës apo prokuror, nuk do jetë pjesë e amnistisë.

Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia dhe nuk bëhet fjalë për këtë, politikanët nuk diskutohen. Kushdo që ka pasur një mandat qeverisës nuk mund të jetë pjesë e amnistisë, nëse bëhet fjalë për persona që 10 vite më parë kanë punuar në shtet, është temë tjetër, por funksionarë të lartë, deputetë, drejtorë aktual të institucioneve janë të përjashtuar. Askush që është marrë me politikë në Shqipëri që nga dita 1 e pluralizmit nuk do të jetë pjesë e amnistisë, asnjë që ka qenë gjykatës apo prokuror, qoftë edhe një ditë, nga 1990 deri më tani, nuk do jetë pjesë e amnistisë”, tha Rama.