MENU
klinika

I nxorri videon me armë në dorë

Ardi Veliu takon nënën e adoleshentit të dhunuar: I kërkova ndjesë publike

07.06.2020 - 16:32

Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për mediat, ka publikuar takimin mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut me nënën e adoleshentit të dhunuar nga disa efektivë, Zaida Cobon.

Veliu ka takuar zonjën Cobo, ndërsa i ka kërkuar asaj ndjesë publike për atë që kishte deklaruar më herët.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

"Pamjet që ka SPAK kanë kapur personazhe të jashtëzakonshme"

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

“Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija”

Gabriel Escobar: Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″

“Bashkëshortit i futën pistoletën në gojë, i përmendën fëmijët në Francë”

Artan Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme: Ja si e kërcënuan gjyqtaren e Shullazit

“SPAK paralizoi 41 për qind të krimit të organizuar”

Karamuço: Nëse Durim Bami ekstradohet, do të rrëfejë krime të mëdha!

“Reforma në drejtësi se ka shuar korrupsionin”

Argita akuza Dumanit: Ka fshehur pasuri, nuk ka deklaruar një apartament!