Ardian Çapja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni në Spitalin e Traumës. Mësohet se Çapja ka një plumb në shpatull që është tejshpus.
Plumbi ka hyrë nga pas në shpatull dhe ka dalë në kraharor dhe ka kaluar shumë pranë zemrës duke dëmtuar arterien dhe nervat. Jashtë kamerave drejtori i spitalit Arben Zenelaj tha se gjendja shëndetësore e Çapjas është kritike.
Para se të transportohej në Tiranë, 55-vjeçari ka pasur shumë hemorragji.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbadanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.