Është arrestuar në Tuz të Malit të Zi afër Podgoricës, Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa.
Viktor Marku ishte shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Bilës tek Kristali. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes policisë sonë dhe asaj të Malit të Zi. Policia ka ndjekur lëvizjet e Viktor Markut, më pas ka njoftuar homologët malazezë të cilët kanë kryer arrestimin.
Kujtojmë që dje është arrestuar dhe nipi i Viktor Markut, Sebastiano Mali. Ai dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e tij, ndërsa si autori i vrasjes dyshohet Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006.
Ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj 40-vjeçarit, ndërsa prania e tij në atë zonë ka lidhje me një vajzë, të cilën ai e pëlqen.
“Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.