Momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa mbrëmjen e kaluar nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Është zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes, prej ku konfirmohet se autorët e kanë zgjedhur qëllimisht zonën që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.
Referuar burimeve policore, ata e kanë ndjekur dhe gjurmuar 40-vjecarin, këmba-këmbës me automjet dhe janë pozicionuar paralel me makinën e tij pikërisht në 100 metrat e zonës pa kamera në rrugën te ‘Komuna e Parisit” për ta qëlluar me 11 plumba.
Bezat tha po ashtu se arma e përdorur në krim ishte një MP5 me silenciator, e paregjistruar në Shqipëri, por që është dërguar në laborator për ekspertizë të mëtejshme. Ky fakt shtoi edhe dyshimet se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.
Mjeti i përdorur nga autorët e krimit është një “Benz” që rezulton të jetë vjedhur në Kukës. Ai është fiksuar nga kamerat në dalje të rrugicës ku u krye vrasja e më pas në Unazën e Re, për të mbërritur në Pezë të Vogël atu ku edhe u gjet i djegur. Bezat thotë se nuk dihet ende se me çfarë kanë udhëtuar autorët pasi e braktisën këtë mjet.
Po ashtu mësohet se jo vetëm mjeti i atentarorëve ishte i vjedhur por edhe targat. Rezulton se targat që mbante mjeti të jenë vjedhur në Lac rreth një vit më parë.
Pista kryesore që ka ngritur policia është ajo e vrasjes për hakmarrje. 40-vjeçari rezulton një njeri me precedentë penalë në Angli. Ai akuzohet se ka vrarë një 22-vjecar të identifikuar si Preng Marku në Angli. Të dy menaxhonin një parking dhe në sherr e sipër për ndarjen e parave ka ndodhur edhe krimi. Edhe viktima rezulton të jetë nga Kukësi, e njëjta zonë me Billën.
Ndërkaq, policia ka vijuar me shoqërimin e personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.