MENU
klinika

Kuvendi miratoi dje qeverinë e re

Avdullah Hoti merr sot zyrtarisht detyrën

04.06.2020 - 07:19

Avdullah Hoti do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota, Hoti i LDK-së do të shkojë sot në zyrë për të marrë edhe zyrtarisht detyrën e re.

Ndërkohë, ish-kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të dorëzojë zyrën, ndërsa nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës te njeriu të cilin ai e kishte shkarkuar.

“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha një ditë më parë Kurti.

Kujtojmë se Kurti hoqi Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars.