MENU
klinika

Kosova hap kufirin me Shqipërinë

Hoti: Nga nesër do të lejohet lëvizja e lirë, por…

07.06.2020 - 15:29

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Kosovës ka treguar për vendimet që janë marrë. Hoti ka thënë se nga nesër qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.

I pari i qeverisë shtoi se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.

Postimi i plote: 

1. Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.

3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.

Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë.

#QeveriaHoti
#RKS

"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?