Avokati i Popullit ka publikuar një raport të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019, ku vë theksin te disa problematika të evidentuara në këtë institucion.
Raporti i publikuar, evidenton probleme të konstatuara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rolin e tij si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.
Ndër këto problematika pikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.
SHKRUAN Avokati i Polpullit: AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON RAPORT MBI VEPRIMTARINË E KED
Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.
Sikurse dihet, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në suazën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme të angazhuara në zbatimin e kësaj reforme.
Avokati i Popullit nga ana tjetër, ka një rol të dyfishtë, jo vetëm si institucion Kushtetues i parashikuar për mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por edhe si një institucion të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni për Reformën në Drejtësi i kanë dhënë rol dhe kompetenca të posaçme në këtë proces.
Raporti i publikuar, evidenton probleme të konstatuara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rolin e tij si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.
Ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.
Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED.
Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara.
Raporti i plotë në gjuhën shqipe mund të lexohet këtu: https://www.avokatipopullit.gov.al/media/manager/website/reports/Raport%20per%20veprimtarine%20e%20KED%202019.pdf?fbclid=IwAR3QWbGmexQDenYVjx0G14Yn_Dv-kr-2OIWwCRgttceuFfMZrH35qwLvJKc