MENU
klinika

“Luftoi fort me sëmundjen”

Bardhyl Londo: Takimi im i fundit me Moikomin në Shkup, çfarë më rrëfeu

15.06.2020 - 18:59

       Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, kujtoi sot mikun e tij Moikom Zeqon, që u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ndërsa foli për anën tjetër të Zeqos, jo vetëm si studiues e shkrimtar, Londo rrëfeu se nuk e kishte besuar telefonatën që kishte marrë në mëngjes, ku i komunikohej lajmi i hidhur.

“Duke e njohur forcën e tij si mendore dhe fizike, se bënte edhe ato zhytjet nën ujë, nuk e prisnim këtë humbje. Sot kur më morën në telefon mbeta pa fjalë. Nuk donim që java të niste kështu me këtë lajm. Nuk donim të humbnim një njeri të rrallë si ai. Shqipëria humbi një intelektual shembull, një njeri aktiv. Eseist, poet, prozator që ka vendin e tij në botën e letrave shqipe. Një personalitet të gjithanshëm. Vepra e tij besoj do kujtohet gjithmonë”, – thotë Londo.

Ai tregoi më pas, për herën e fundit kur janë takuar e kanë ndenjur bashkë.

“Kemi ndenjur gjatë për herë të fundit, ka ca kohë nuk ishim në Shqipëri, por në Shkup. Ishim në Panairin e Librit. Ishte gjithë energji ai, na nxiste t’i bënim gjërat kur ne përtonim. Ai nuk rrinte asnjë sekondë pa bërë diçka. Më foli për projektet që kishte, se nuk rrinte dot ai pa bërë diçka. Ditët dhe mbrëmjet i kalonim bashkë. Vuajti shumë në spital, me aty hyrje-daljet, me kimioterapinë”- tha ai, më tej.

Më pas, ai shtoi: “Mos i provoftë njeri vuajtjet torturuese të tij, por ai ishte një njeri i fortë. Kur mora vesh që e kishte goditur kjo sëmundje, për të mos ia zënë as emrin me gojë, thashë si ka mundësi të goditet ai?! Luftoi fort me atë, është e pamundur t’ia dilje asaj sëmundje që i ra Moikomit”.

Ndër të tjera, ai tha se, Zeqo “ishte tipik si këta rilindasit e fundit europianë. Mbi të gjitha, ishte shqiptar, e donte Shqipërinë të bashkuar, të luftojnë të gjithë për të njëjtin qëllim. Pavarësisht aderimt në PS, për mua ishte një rilindas që e donte Shqipërinë…” – theksoi, Londo.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit