MENU
klinika

Drafti për 1 Korrikun

BE ka dyshime për disa shtete, a do të lejohet hapja e kufijve me Shqipërinë?

28.06.2020 - 08:22

Bashkimi Europian ka ende dyshime për t’i hapur kufijtë me Shqipërinë. Edhe pse drafti i para 3 ditëve e fut Shqipërinë në listën e vendeve që do i hapen kufijtë, burimet nga Brukseli, kriteret e hapjes si dhe deklaratat nga Greqia kanë shtuar mëdyshjet.

Sipas draftit i cili nuk ka ndryshime, BE hap kufijtë me vendet joanëtare përfshi edhe Shqipërinë. Shqipëria sipas BE është tek vendet e pranueshme për të hapur kufijtë për shkak të shkallës së infektimit me COVID-91 por rastet e shtuara së fundmi mund të bëjnë që ky vendim të shtyhet apo rivlerësohet

Në fakt BE ka dhe një listë të ‘kuqe’ me të cilën nuk do të hapë kufijtë. Ndër to janë SHBA, Brazil, Rusi dhe Katar pasi kanë shkallë të lartë infektimi.

Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqinj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri.

Pritet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë të mërkurën e ardhshme, kur BE të hapë kufijtë dhe për cilat shtete.

LISTA E VENDEVE ME TË CILAT BE MUND TË HAPË KUFIJTË

Shqiperia
Vatican City
Monaco
Montenegro
Andorra
Serbia
Bosnia and Herzegovina
Ukraine
Turkey
Kosovo
Democratic People’s Republic of Korea
Turkmenistan
Vietnam
China
Thailand
Myanmar
Mongolia
Japan
South Korea
Georgia
Bhutan
Lebanon
Indonesia
Uzbekistan
India
Tajikistan
Kazakhstan
Palau
New Zeland
Australia
Dominica
Bahamas
Saint Lucia
Uruguay
Jamaica
Cuba
Guyana
Paraguay
Venezuela
Nicaragua
Costa Rica