MENU
klinika

Ekspertët italianë

Bergamo arriti imunitetin e tufës. Ja provat shkencore!

10.06.2020 - 16:59

Pavarësisht se bombardohemi me prova të reja dhe studime shkencore, shpesh kontradiktore me njëra-tjetrën, vazhdojmë të dimë pak ose shumë pak rreth koronavirusit të ri. Kur testet e antitrupave po tregonin numri i të infektuarve nuk i tejkalonte jo 10 për qind të popullatës në vendet që nuk janë shumë të prekura dhe jo më shumë se 20 për qind në qytetet më të goditura nga pandemia, një studim ri në Italia ka përmbysur sërish gjithçka që dimë.
Këtë mëngjes, agjencia e shëndetit publik në qytetin e Bergamos, i cili ishte edhe epiqendra e shpërthimit të epidemisë në vendin fqinj, zbuloi me mbi 50 për qind e popullatës ishte infektuar.

Mjekët morën një kampion të rastësishëm prej 9,965 banorësh nga zonat më pak të prekura në qytetet dhe zbuluan se 57 për qind e tyre kishin krijuar antitrupa. Ekspertët italianë thonë se qyteti në dalje të Milanos është shumë pranë ose mund të ketë fituar tanimë imunitetin e tufës. Shumica e shkencëtarëve besojnë se imuniteti i tufës arrihet kur më shumë se 60 për qind e popullsisë e ka pasur virusin
Nuk ishte sekret që Bergamo u gjunjëzua nga koronavirusi, por numri i të prekurve në këtë qytet është më i larti në botë deri më tani.
Në Nju Jork, për shembull, testimet seriologjike sugjerojnë se 21 për qind e popullsisë e ishin infektuar. Por studimi i Bergamos sugjeroi që shkalla e infeksionit ishte më e lartë në popullatën e përgjithshme sesa në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, 30 për qind e të cilëve u zbulua se kishin antitrupa ndaj virusit. Bergamo hyri në karantinë në 8 mars, kështu që shifrat flasin shumë edhe për efektivitetin e masave të tilla.

Në një farë mënyre, virusi arriti të infektonte një popullatë që supozohej se ishte në karantinë. Banorët mund të dilnin vetëm për të blerë ushqime dhe të vetmet biznese hapur ishin farmacitë dhe supermarketet.
Në momentin që flasim ekziston medime shkencore kontradiktore nëse virusi përhapet nga asimptomatikët. Të dielën, një studim i Institutit të Kalifornisë arriti në përfundimin se të paktën 30 për qind e rasteve, për të mos thënë 45 për qind, ishin përhapur nga pacientë që nuk shfaqnin simptoma. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë gjurmimi i rasteve të reja, ku po mbështeten shumë qeveri për të lehtësuar masat e bllokimit, është i padobishëm.
Përqindja e banorëve të Bergamos që kanë formuar antitrupa është shumë larg nga ajo e vendeve të tjera që zbatuan bllokime.

Në Spanjë, 5% e njerëzve kishin zhvilluar antitrupa deri më 14 maj, sipas rezultateve paraprake të një studimi epidemiologjik nga qeveria. Sipas Martin Kuba, një rajon zyrtar i Republikën Ceke i cili udhëhoqi një testim masiv për antitrupat e koronavirusit në mesin e punonjësve të vijës së parë, rezultatet fillestare treguan se përqindja e njerëzve që kanë pasur sëmundje nuk e kalonte 6 për qind.
Ndërkohë, studiuesit amerikanë thonë se 15% e njerëzve në SHBA kanë qenë të infektuar. Ata parashikojnë se koronavirusi do të qarkullonte dhe infektonte të paktën 60% në 70% të popullsisë para se të ngadalësohej, por paralajmërojnë se bota kishte “një rrugë të gjatë përpara” se të arrinte imunitetin e tufës.