12.06.2020 - 11:57
Maturantët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër provimit të djeshëm të Letërsisë.
Pas tri orë pritjeje pa asnjë përgjigje nga ky institucion, ata kanë hedhur vezë në drejtim të zyrës së Shahinit.
Ata deklarojnë se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi dhe testi nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur.
Maturantët kërkojnë sqarim nga ministrja e Arsimit. “Besa dil përjashta. Pse keni frikë. Hape derën!”, thërrasin ata.