MENU
klinika

Sa raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit?

Bie numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri

17.06.2020 - 09:09

Pas disa ditësh rritje, 24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste pozitive me koronavirus. Një ditë më parë, në vendin tonë u shënua numri rekord i të infektuarve, ku u regjistruan 82 raste pozitive.

Përgjatë kësaj jave kurba e infektimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa është ulur ditën e sotme, ndonëse shifra e infektimeve mbetet ende e lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN