MENU
klinika

Çdo gjë mbi jetën e dukëve

Biografia “bombë” që pritet të zbulojë se çfarë fshihet pas Megxit

12.06.2020 - 11:54

Dukët e Sussex e kishin diskutuar Megxit përpara se të martoheshin, pasi princi Harry ishte tepër i palumtur për një periudhë të gjatë kohe, thuhet në një libër të ri që pritet të publikohet.

Princi Harry dhe Meghan Markle aktualisht po jetojnë në vilën 18 milionë dollarëshe të aktorit dhe producentit Tyler Perry, pasi hoqën dorë nga detyra mbretërore në mars të këtij viti.

Burimet thonë se si biografia bombë “Finding Freedom: Harry and Meghan and the making of a modern royal family”, që pritet të dalë “online” më 11 gusht, pritet të eksplorojë rrugëtimin e çiftit për vendimin e tyre.

Bazuar në deklaratën e një burimi, “The Sun” shkruan se Meghan e mbolli farën para se të martoheshin. E vërteta është se Harry ka qenë tepër i palumtur për një periudhë të gjatë kohe.

Burimi vazhdon duke pohuar: “Ai dhe Meghan kanë diskutuar hapur për të shkuar në një drejtim tjetër shumë përpara se të martoheshin”.

Biografia do të hedhë dritë mbi faktin se zgjedhja për t’u tërhequr nga jeta mbretërore ishte gjithçka tjetër veçse një vendim i menjëhershëm.