MENU
klinika

Shton “municionet” kundër pandemisë

BQE rrit programin e blerjes së obligacioneve në 1.35 trilionë euro

05.06.2020 - 12:28

Banka Qendrore Europiane lajmëroi këtë Javë se do të rrisë financimin nëpërmjet Programit të Blerjeve Emergjencë të Pandemisë (PEPP) me 600 miliardë euro, në përpjekje për të nxitur ekonominë e rajonit pas krizës ë koronavirusit. Shifra e lajmëruar vjen shtesë nga 750 miliardë euro blerje të obligacioneve qeveritare që institucioni lajmëroi në muajin Mars, ç’ka e çon totalin në 1.35 trilionë euro.

Banka Qendrore shtoi se kohëzgjatja e programit të blerjes së titujve të borxhit në kohë krize do të zgjatet nga fundi i 2020-s deri në Qershor 2021. Programi emergjencë ka ndihmuar duke mbajtur kostot e huamarrjes në nivele të ulëta për vendet e Eurozonës.

Banka Qendrore Europiane ka ndërmarrë gjithashtu masa për të nxitur huadhënien bankare. Institucioni la të pandryshuar normën e interesit për depozitat në -0.5%. Vendimi i fundit vjen pas publikimit të përmasës së goditjes nga koronavirusi në Europë.

Norma e papunësisë në Eurozonë u rrit në 7.3% në muajin Prill, ndërkohë që masat e karantinës kanë goditur tregun e punës. Aktiviteti i biznesit në rajon është rimëkëmbur lehtë, pasi ra në nivele rekord të ulëta më herët gjatë vitit. Aktivitetet e manifakturës dhe shërbimeve arritën nivelin më të lartë në 3 muaj gjatë Majit, pasi disa ekonomi nisën rihapjen.

Megjithatë, ekzistojnë shqetësime mbi performancën e përgjithshme ekonomike në tremujorin e dytë 2020. Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar se ekonomia e Eurozonës mund të tkurret me rreth 15% në skenarin më negativ, si pasojë e krizës së koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Efekti i fondit 'pandemik'

Si po e ndihmon BQE ekonominë italiane?

Dy shtysat kryesore

Koronavirus po forcon euron?