MENU
klinika

31 korriku, afati për deklarimin e të ardhurave

Çfarë duhet të deklarojnë individët që kalojnë 2 mln lekë?

13.06.2020 - 11:05

Individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë kanë edhe 1 muaj e gjysmë afat për të bërë deklarimin e tyre. Sipas legjislacionit, të gjithë tatimpaguesit me të ardhura vjetore që kalojnë nivelin 2 milionë lekë, duhet të dorëzonin deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 prill. Përmes një akti normativ, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, qeveria vendosi shtyrjen e afatit deri më 31 Korrik.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo deklaratë duhet të paraqitet njëkohësisht edhe nga individët jo rezidentë në vendin tonë që realizojnë këtë vlerë të ardhurave të tatueshme. Konkretisht, tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme që përfshijnë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit;

-Të ardhurat bruto nga dividenti; Të ardhurat bruto nga qiraja;

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit;

-Të ardhura bruto nga interesat bankare;

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme;

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit;

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.;

-Fitimi kapitali nga dhurimi;

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.

Deklarimi për të ardhurat e krijuara gjatë vitit 2019 bëhet on line duke plotësuar Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimet nga Harvard e pohojnë!

A janë milionerët vërtet më të lumtur?

COVID-19 zbret të ardhurat me 16 mln euro

MF: Do dëmtohet ndjeshëm turizmi, tregtia dhe transporti