MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës?

30.06.2020 - 09:11

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës?

Mjeku: Halitoza (era e keqe e gojës) me origjinë ekstraorale (që nuk lidhet me gojën) mendohet se kryesisht shkaktohet nga ajri që del nga stomaku nëpërmjet ezofagut në hapësirën e gojës gjatë momentit të reflukseve apo dhe thjesht gjatë nxjerrjes së ajrit nga stomaku. Normalisht, ezofagu është i mbyllur në të dyja anët me sfinktera, të cilët nuk lejojnë daljen në hapësirën e gojës të lëngjeve dhe erërave të stomakut.

Por ka disa patologji të cilat japin probleme me halitozën, si psh.: pyloric stenosis dhe infeksionet nga helikobakteri pylori. Gjithashtu, mund të shkaktohen nga sinuzite kronike, infeksionet e shpeshta të bajameve dhe trupat malinje në rrugët e sipërme të frymëmarjes. Në rastet e bronkiteve, pneumonisë, abseset e mushkërisë, karcinomat e mushkërisë shkaktojnë halitozës nga rrugët e poshtme të mushkërisë. Në disa raste halitoza e ka origjinën nga veshkat, mëlçia që janë të përfshira në sëmundjet sistemike të organizmit. Por jo vetëm kaq. Diabeti, gjithashtu, është një sëmundje që shkakton halitozën, por kjo vlen vetëm për ata pacientë të cilët nuk e kanë të kontrolluar mirë nivelin e sheqerit në gjak. Këta ankohen për një erë karakteristike prej uthulle të ëmbël, gjë që shkaktohet nga ketonet në gjak, të cilët e japin erën në mushkëri. Kjo e fundit e nxjerr jashtë nëpërmjet ajrit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.