Biologu i njohur Ethem Ruka, nëpërmjet një statusi në Facebook ka paralajmëruar rrezikun që i kanoset Tiranës nga Covid.
Ai ka publikuar disa të dhëna, ku tregon me shifra si do të jetë ecuria në vendin tonë nëse nuk ndalen infektimet.
28 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE
Nese u referohemi vetem te dhenave te sotme per Tiranen me 906000 banore, ose 31% e popullsise se vendit, ka 371 te infektuar.
Nisur nga keto te dhena rezulton se ka 1 te infektuar per 2442 banore. Nese supozojme se numri real i te infektuarve eshte 2 here me i madh rezulton se ne Tirane do te kishte nje te infektuar per 1222 banore.
Nese numri real i te infektuarve do te ishte tre here me i madh do te kishim 1 te infektuar per 814 banore.
Nese nje i nfektuar infekton probabilisht 3 te tjere numri i te infektuarve do te arrinte nga 1000 deri ne 3000 individe.
Keto skenare jane hipotetike, por mjaftueshmerishte te qarte per te kuptuar se cfarE mund te ndodhe nese nuk keputen zinxhiret e infektimit.
Nese e gjeni me vend kete arsyetim shperndajeni sa me shume kete njoftim si nje akt i thjeshte per ndergjegjesimin e miqve tane ne rrjetet sociale.