MENU
klinika

Si mund të dilet nga situata?

COVID-19 “shkatërron” hotelet, agjencitë e udhëtimit

20.06.2020 - 13:59

Instituti i Statistikave ka bërë një raport të plotë në lidhje me pasojat e koronavirusit në disa degë të ekonomisë. Sektorët më të prekur dhe indiciet ku mund të ndërhyhet për të dalë nga situata.

Mbyllja për shkak të karantinimit nga COVID-19, ka dëmtuar më shumë sektorin e shërbimeve, duke sjellë tkurrjen e indeksit të shitjeve neto, me bazë vjetore, për shumë aktivitete. Pasojat më të rënda janë shënuar në sektorin e hotelerisë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, tregtia me shumicë shënoi rënie të shitjeve neto në volum me 4,3% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2020, aktiviteti në hotele ra me 9%; në bare e restorante me 4,8%; për agjencitë e udhëtimit tkurrja ishte 7,3%. Në rritje me 6,2% ishte transporti, magazinimi dhe posta, kurse informacioni dhe komunikacioni u rritën me 2,1%. Efektet e plota të karantinimit pritet të duken në treguesit e tremujorit të dytë, teksa prilli ka qenë pothuajse tërësisht i mbyllur për shumë aktivitete, ndërsa një pjesë e madhe rifilluan në maj. Indekset e treguesve në aktivitetin tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave, në tremujorin e parë 2020. Sipas të dhënave nga INSTAT-i indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s.

Transporti

Indekset e treguesve në aktivitetin transport, magazinim dhe postë, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, në tremujorin e parë të 2020-ës shënuan rritje. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi një rritje 6,2%, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8%, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,6%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s.

Hoteleri

Indekset e treguesve në aktivitetin hotele, në tremujorin e parë të 2020-ës shënuan rënie 7,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje pësoi edhe indeksi i fondit të pagave me 1,9%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s. Ndërsa indekset e treguesve në aktivitetin bar-restorante, në tremujorin e parë të 2020-ës tregojnë për një rënie 4,8% të shitjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 21,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimi dhe shitja

Indekset e shitjeve dhe të prodhimit shënuan rënie në të gjithë sektorët në tremujorin e parë, si pasojë e masave kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT-it, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 11,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rënie me 3,8%. Indekset e shitjeve në aktivitetin energji elektrike, gaz, avull, në tremujorin e parë 2020, shënuan rënie 5,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 23,7%. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rritje 13,2%. Indeksi i shitjeve në aktivitetin furnizimi me ujë dhe trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë të 2020-ës, shënoi rënie 16,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Prodhimi në volum shënoi rënie 20,6%, ndërsa punësimi shënoi rritje 2,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria