MENU
klinika

"Sot ramë dakord edhe për…"

Damian Gjiknuri: Nesër mbyllim reformën zgjedhore

15.06.2020 - 19:32

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha pas takimit të sotëm, se kanë diskutuar edhe për funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të reformës zgjedhore.

Sipas tij, gjithçka pritet të mbyllet gjatë ditës së nesërme, ndërsa është rënë dakord edhe për financimin e partive gjatë fushatës.

Damian Gjiknuri: ”U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zv/komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për Kodin Zgjedhor.

Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.”