MENU
klinika

Kur mbyllet procesi?

Denaj: Mbi 230 mijë persona kanë përfituar pagën e luftës

14.06.2020 - 16:34

Ministrja e Financave Anila Denaj ka publikuar shifrat më të reja lidhur me numrin e personave që kanë përfituar nga paga e luftës gjatë pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se kanë përfituar mbi 230 mijë persona. Ajo bëri me dije se procesi do të përmbyllet brenda këtij muaji.

Postimi i plotë

”Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor. Për çdo paqartësi dhe ankesë vijoni të na shkruani.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”