MENU
klinika

Ndryshimet e reja në aktin normativ. Parashikohet gjobë deri në…

Distanca në studio televizive dhe ndihma për ata që humbën punën gjatë pandemisë

18.06.2020 - 15:06

Kuvendi miratoi sot disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19. Gjatë prezantimit në Parlament, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive.

Së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.

Sipas ndryshimeve, parashikohet që “te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

Sakaq, parashikohet tjetër ndryshim i cili sanksionon se “moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke”.

ME POSHTE JANE NDRYSHIMET NE AKTIN NORMATIV QE I JANE PROPOZUAR KUVENDIT PER MIRATIM:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE AKTIN NORMATIV NR.3, DATE 15.3.2020, TE KESHILLIT TE MINISTRA VE, “PERMARRJEN E MASAVE TE VECANTA ADMINISTRATIVE
GJATE KOHEZGJATJES SE PERIUDHES SE INFEKSIONIT TE SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TE NDRYSHUAR

Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave

VE NDO S I:

Neni 1
Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 13 ndryshohet, si me poshte vijon:

“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

2. Pas pikes 20 shtohet pika 21, me kete permbajtje:

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.

Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.

Neni2

Ky akt normativ hyn ne fuqi otohet ne “Fletoren zyrtare”.